Futboll Sport

“MË VJEN KEQ PËR MESSIN”/ Ish-lojtari argjentinas “masakron” Skalonin: Si trajner i kombëtares U-20

Ish-lojtari i Bokës dhe i kombëtares së Argjentinës, Hoze Basualdo ka kritikuar hapur trajnerin Lionel Skaloni. Ai ka thënë se nuk mundet që të jetë në krye të skuadrës sepse duket sikur ka një ekip 20-vjeçarësh.

“Nuk më duket fare diçka pozitive kjo që i ndodh kombëtares. Të gjithë pyesnin nëse po luajmë mirë apo jo, por askush nuk pyet nëse do të fitojmë gjë. Skaloni duhet të thotë që do ta fitojë Kupën e Amerikës, pastaj të shohim çfarë do të ndodhë. Ai duket sikur ka kombëtaren shpresa të 20- vjeçarëve, por nuk është kështu. Argjentina duhet të luajë për të fituar trofe të rëndësishëm dhe më vjen keq për Mesin.

Ai duket se është i vetmi që dëshiron të fitojë me kombëtaren. Të tjerët janë të qetë, sepse edhe vetë trajneri është i qetë. Nëse shohim Europianin, me kë skuadër mund të luajë Argjentina? Me Francën apo Gjermaninë? Nuk kemi shanse kundër këtyre kombëtareve dhe po afron shumë shpejt Botërori. Duhet bërë diçka patjetër për të ndryshuar ose do të kemi vështirësi të mëdha. Unë shpresoj që drejtimin e kombëtares ta marrë Gajardo. Ai e ka treguar veten në kompeticione të rëndësishme dhe duhet t’i jepet besim për të drejtuar kombëtaren e Argjentinës”, ka thënë Basualdo.

Related posts

SURPRIZË E BUKUR PËR GATTUSON/ Ribashkohet “Garda e Vjetër” tek stërvitja e Milanit (VIDEO)

Delo.autor

“NË PJESËN E DYTË S’KISHIM SHUMË ENERGJI”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Skënderbeu i kohëve historike është…

Delo.autor

TELENOVELA “SUPER LEAGUE”/ Urdhër gjykate për të turpëruar Ceferin, ultimatum UEFA-s për anuluar masat

Delo.autor

Leave a Comment