Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, mbrojtësi Bitri zgjedh ekipin e ri

Qendërmbrojtësi 24- vjeçar Eneo Bitri që nga dita e djeshme në mbrëmje i është bashkuar skuadrës së tij të re kazake, Astana, për të cilën ka nënshkruar një kontratë për 1 sezon e gjysmë. Shtatlarti i është bashkuar skuadrës kampione të shtetit kazak.

Ndërkohë, Bitri ka lënë qytetin e Beratit për t’u përfshirë në një udhëtim shumë të gjatë dhe sfilitës, duke përshkruar me mijëra kilometra përgjatë një itinerari të gjatë që kalonte nëpërmjet Rinasit me transitin në Frankfurt, për të mbërritur në Astana ditën e djeshme në mbrëmje, në orën 21:00 me orën kazake.

Në aeroportin e kryeqytetit kazak e kanë mirëpritur përfaqësues të klubit të njohur dhe kampion të Kazakistanit, që janë aktualisht edhe kryesues të kampionatit.

Related posts

STATISTIKAT/ 29 ndeshje, një rivalitet i hapur mes Egnatias dhe Vllaznisë

F.autor

Formacionet zyrtare/ Spanja i beson titullarëve të fundit, ndaj Marokut për fitore bindëse

Sadik.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Barcelona ndalet në frymën e fundit nga Granada, Alves shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment