Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Milani mendon për përforcimet, projektohet goditja e trefishtë nga Real i Madrid. Ja emrat…

Milani ka humbur dy titullarë të sezoneve të fundit, teksa Donaruama dhe Çalhanoglu janë larguar përfundimisht. Portieri do të vazhdojë karrierën te PSG-ja në Francë, ndërsa fantazisti turk ka vendosur të kalojë te Interi.

Megjithatë përveç largimeve, te kuqezinjtë po mendojnë edhe për përforcimin e skuadrës. Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Milanit po punojnë për një goditje të trefishtë nga Reali i Madridit.

Bëhet fjalë për fantazistin Brahim Diaz, mesfushorin Dani Sebajos dhe mbrojtësin e djathtë Alvaro Odriozola. Situata për këtë të fundit është pak më ndryshe, pasi objektivi kryesor i Milanit për krahun e djathtë, është Diogo Dalo, i cili luajti në sezonin e fundit si i huazuar në “San Siro”, njëjtë edhe si Diaz.

Related posts

KUJTON 5 MAJIN E 2002/ Materazzi: Ai ishte viti im i parë me Interin dhe pastaj ishte histori

Delo.autor

KËRKON REVOLUCION NË VERË/ Presidenti i klubit të Serisë A “piketon” Taren dhe Inzaghin

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR TEUTËN/ Dy lojtarë kthehen para sfidës me Skënderbeun, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment