Futboll Shqipëri Sport

DERBI EKSTREM/ Një tropojan kundër një “tironsi” autokton. Ja pikantet e sfidës së 151-të

Një luftë nuk nis kur je përgatitur për gjithçka, ama kur nis një luftë, duhet të kesh përgatitje për çdo gjë. Sot nuk do të jetë një luftë, vetëm një ndeshje futbolli ama e mbushur me shumë emocione. Me shumë dëshira dhe preferenca. Por, edhe me shumë ekstreme. Pa frikë, quajeni derbi i skajshëm! Ju sjellim disa nga elementet që e bëjnë të jetë i tillë:

* Vlera e skuadrave sipas “transfermarkt”, Partizani kushton 5.03 milionë euro, ndërsa Tirana 4.08.

* Distanca më e madhe e pikëve që kanë pasur ndonjëherë në derbi, 20.

* Objektivat që kanë sot për sot. Partizani synon titullin dhe të mbajë kreun, ndërsa Tirana të lërë fundin e tabelës.

* Një klub e ka ndërruar një trajner këtë sezon, ndërsa Partizani jo.

* Nëse sulmi i Partizanit (15) ka vetëm 3 gola më shumë të shënuar dhe bardheblutë (12), mbrojtjet janë krejtësisht të kundërta. 17 ka pësuar Tirana kundrejt vetëm 6 golave që kanë pësuar të kuqtë.

* Gega, një trajner nga Tropoja që drejton të kuqtë. Te Tirana, Ardian Mema, një “tirons” me “O” të madhe, autokton nga Tirana.

* Njëri pi duhan, ndërsa Gega nuk tymos kurrë.

* Ardian Mema ka luajtur te kampi kundërshtar, ka qenë pjesë e Partizanit si futbollist, kurse tjetri nuk ka qenë te Tirana.

* Njëri është shumë i rezervuar, diplomat dhe pak ose zero polemizues. Bëhet fjalë për Skënder Gegën, ndërsa Mema është natyrë tjetër: Shumë i drejtpërdrejtë, kritik i hapur dhe shumë i sinqertë.

* Tirana numëron 24 tituj kampionë të fituar në histori, më shumë se secila në Shqipëri, ndërsa Partizani vuan thatësirën e titullit prej 25 vjetësh.

* Tirana ka 14 derbi që nuk fiton.

* Njëra ka stadium, ka kompleks, ndërsa Partizani paguan gjithçka, si fushat stërvitore, si stadiumin ku luan.

* Partizani do t’i ketë ultrasit në stadium, Tirana jo!

* Menaxhimi i dënimeve: Dënohet Trashi dhe rikthehet për një ndeshje, ndërsa kur u dënua Ngo, u dërgua te Tirana B.

* Mënyra sesi i menaxhojnë të larguarit: Partizani në vitet e fundit nuk ka gjyqe dhe çështje konfliktesh, duke evituar çdo problem. Ndërsa Tirana i shton vazhdimisht dhe është gjithmonë problematike në këtë pjesë. Rasti më i freskët? Çështja “Muzaka”.

* Partizani nuk merr fonde nga bashkia, ndërsa Tirana vazhdon të përfitojë të ardhura prej saj, meqenëse është aksionere e klubit.

* Moshat U-17 i kryeson Tirana me 31 pikë dhe të kuqtë janë të shtatit me 14 pikë. Gjithashtu, edhe te 19-vjeçarët, Tirana është më lart, e katërta me 19 pikë ndërsa Partizani në vend të gjashtë me 14.

* Menaxhimi i tifozëve. Tirana ka një raport të vështirë dhe është thuajse gjithnjë pasive me tifozët. Ndërsa te Partizani, drejtuesit janë më të prerë dhe të qartë me fansat duke u vendosur limitet.

Related posts

Alex Ferguson në gjendje të rëndë shëndetësore i nënshtrohet operacionit

Sadik.Autor

HUMB DERBIN ITALIAN/ Ylli i Juventus një muaj jashtë fushave, mungon edhe ndaj…

Delo.autor

E BUJSHME/ Mediat italiane: Ky është momenti që pritej, MODRIC mbërriti…

Isa.Autor

Leave a Comment