Futboll

Vdekja e kapitenit të Fiorentinës, ja çfarë shkruan shtypi italian… (FOTO)

Vdekja e befasishme e Davide Astorit la të prekur gjithë futbollin botëror.

Me dhimbje të madh shtypi italian ka publikuar lajmin për vdekjen e kapitenit të njohur.

Ja titujt kryesorë të mediave të mëdha:

La Gazzetta dello Sport, në faqe të parë kishte Astorin me titullin kryesor ‘Forca e Davides’: “Zemra e kapitenit të Fiorentinas ndali teksa ai ishte në gjumë. Ai ishte në hotelin e Udines para ndeshjes. Futbolli në shok, Serie A shtyhet”.

Corriere dello Sport shkruan: “Një djalë, burrë dhe baba”. Davide Astori vdiq në gjumë. Futbolli ndalon të mbajë zi për kapitenin e Fiorentinas: një person i mirë që la pas prindërit, gruan Francescan dhe vajzën dy vjeçare.

Tuttosport: “Lamtumirë kapiten“, e cila pastaj vazhdonte me një tekst të shkurtër: Futbolli ndaloi pas vdekjes së papritur të Davide Astorit, lideri i Fiorentinas u gjet pa jetë në dhomën e hotelit në Udine.

Related posts

(VIDEO) Dështon Atletico Madrid, ngec në shtëpi kundër Girona

Q.Autor

MOMENTE TENSIONI NË ANGLI/ Shikoni si degjeneron situata në ndeshjen Tottenham-Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID NIS REVOLUCIONIN/ Trajneri Ancelotti kërkon yllin e Premier League për sulmin, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment