Futboll Premier League Sport

VENDIMI PËR TË ARDHMEN E TRAJNERIT/ Ja çfarë duhet të bëjë Sarri për të shpëtuar stolin

Chelsea duhet të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup në mënyrë që Sarri të vazhdojë punën e tij në Samford Bridge.

Sipas The Guardian, Sarri do të jetë trajneri i The Blues në ndeshjen e radhës ndaj Malmo-s të enjten.

Chelsea ka fituar 2-1 ndeshjen e parë, por gazeta paralajmëron se një tjetër disfatë ndaj Qytetarëve do të çonte në shkarkimin e tij.

Chelsea është mposhtur 6-0 nga skuadra e Pep Guardiola-s në fillim të shkurtit dhe në ndeshjen e FA Cup, të humbur ndaj Manchester United 2-0 të hënën, tifozët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Vendimi për të ardhmen e ish-trajnerit të Napolit do të merret nga pronari Roman Abramovich, megjithëse rusi nuk ka parë asnjë ndeshje të këtij sezoni nga shkallët e stadiumit.

Related posts

Suedi-Angli dhe Rusi-Kroaci, sot përcaktohet gjysmëfinalja e dytë (FORMACIONET E MUNDSHME)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ EVERTON/ Solskjaer nuk e mban dot inatin: Na ngritën kurth që të dështonim

Delo.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Merret vendimi, Komisioni i UEFAS gjobit me 5 mijë euro FSHF, ndërsa Kampionët e Botës…

Delo.autor

Leave a Comment