Futboll

Hazard: Nuk do ta prekja topin edhe nëse do të luaja tre orë kundër Cityt

​Eden Hazard ka kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij, në humbjen 1:0 ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium
Ylli belg, Eden Hazard ka thënë edhe nëse do të luante tre orë kundër Manchester Cityt, ai nuk do të arrinte të prekte topin.

Ai tha se Chelsea luante më mirë kur kishte topin, por edhe atëherë bënte zgjedhje të gabuara.

“Nuk do të mund ta prekja topin edhe nëse do të luanim tre orë, edhe pse u përmirësuam në 10 ose 15 minutat e fundit”, tha Hazard për mediat angleze.

“Ne ishim më të mirë me topin në këmbë, por është dashur ta bënim gjatë tërë ndeshjes”, vazhdoi ai.

“Për mua, është vështirë të lush mirë, kur e prek topin vetëm tre herë. Por, kur ne kishim topin, është dashur ta përdorim më mirë, ne bëmë zgjedhje të gabuara”, u shpreh në fund belgu.

Chelsea pas 29 xhirosh, renditet në vendin e 29’ me pesë pikë më pak se sa Tottenham në vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Related posts

KËRKON “NDRYSHIME GJITHËPËRFSHIRËSE”/ Ja kushtet e Pep Guardiolës për të qëndruar tek Manchester City

Delo.autor

ÇMENDET MILANI/ RAIOLA i ofron kuqezinjëve SUPER yllin e BOTËRORIT

Isa.Autor

PUBLIKOHET KALENDARI I SEZONIT 2021-22/ Nuk ka më dyshime, ja datat për sezonin e ri në Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment