Futboll

Astori ka qenë fiksimi i Igli Tares, në vitin 2014 i vuri kundër tifozët (FOTO)

Davide Astori, përpara se të kalonte te Roma, ishte një nga objektivat e Igli Tares, si drejtor sportiv i Lacios.

Në atë kohë 28 vjeç, Astori preferoi verdhekuqtë, por dështimi i bisedimeve për blerjen e tij, rriti tensionin në ambientin bardhekaltër.

Fajtori kryesor, sipas tifozërisë laciale, ishte Igli Tare, aq sa në adresë të familjes së tij, në verën e 2014- ës, erdhën edhe një mori kërcënimesh me jetë.

Zemërimi i ultrasve bardhekaltër arriti deri në atë pikë, sa numri personal i Igli Tares u publikua në një banderolë në stadiumin “Olimpico”.

Ky hap do ta detyronte drejtuesin shqiptar që të ndryshonte edhe numrin e telefonit dhe të mendonte për një moment edhe dorëheqjen nga detyra.

Situata tej mase e nxehur bëri që Lacio dhe vetë Tare të realizonin transferimin e Stefan De Vrij, madje me vetë drejtorin sportiv, i cili premtonte ardhjen e holandezit pas konfrontimit me tifozët në Auronco di Kadore, lokaliteti ku skuadra e Lacios zhvillonte fazën përgatitore.

 

Related posts

TIRANA ZBARKON NË POGRADEC/ Trajnerit Shehi i pëlqen fusha. Ja çfarë ndodhi në stërvitjen e parë…

Delo.autor

Dy super gola të shpejtë, Shënon në fillim Hazard, më pas barazon Pereyra (VIDEO)

Delo.autor

CR7 “SNAJPERI I HISTORISË”, MBAPE LOJTARI MË I MIRË/ Ja lista e çmimeve për “Globe Soccer Awards”

Delo.autor

Leave a Comment