Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MERKATO E VERËS/ Shkëlqeu si i huazuar, talenti Sahiti firmos kontratë 4-vjeçare me klubin e madh kroat

Talenti i Shpresave, Ermir Sahiti, është rikthyer te skuadra e Hajdukut të Splitit, pas shkëlqimit sezonin e shkuar ne Sibenikun, në elitën e futbollit kroat.

Me përfundimin e huazimit 22-vjeçari u kthye te klubi kuqeblu, që i bëri ofertë shqiptarit për të rinovuar. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Sahiti bëri me dije se sot është arritur marrëveshje dhe sulmuesi anësor ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2025. Shqiptari shënoi 7 golave në 33 ndeshje me Sibenikun në sezonin që sapo u mbyll.

“Është një ndjenjë e mirë të kthehem në shtëpi, në Hajduk. Jam i motivuar maksimalisht dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin. Jam shumë i lumtur. Një vit huazim ne Sibenik për mua ishte vërtetë i mirë për mua. Luajta shumë ndeshje dhe erdha në formë”, shkroi Sahiti.

Related posts

PLANI PËR YLLIN E MAN UNITED/ Agjenti Gilberto Silva: Fakti që ai nuk luan e fut atë në ankth, sepse klubi…

Isa.Autor

Lajm i hidhur për tifozat e Inter-it, humbet jetën Moratti

Q.Autor

LIVE/ Musa SPEKTAKOLAR, sulmuesi Nigerian shënon GOLIN e Botërorit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment