Futboll Sport

SHËNOI PAS 81 SEKONDASH LOJË/ Futbollisti i Suedisë, Frosberg hyn në historinë e Kampionatit Europian

Suedia mposhti me përmbysje 3-2 Polonië në sfidën e tretë dhe të fundit për Grupin E në Kampionatin Europian.

Frosberg dërgoi skandinavët në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë, duke hyrë kështu dhe në historinë e kompeticionit. Sulmuesi i Lajpcig ka shënuar golit e dytë më të shpejtë në histori të Kampionatit Europian në vetëm 81 sekonda lojë.

Stafetën e mban ish-sulmuesi i Rusisë, Dimitri Kiriçenko i cili i shënoi Greqisë në Kampionatin Europian të vitit 2004 pas vetëm 65 sekondash lojë.

Ndërkohë me këtë rezultat, Suedia kualifikohet direkt në raundin e 1/8-ve pasi kryeson Grupin E në kuotën e 7 pikëve.

Related posts

Një sirenë deti si Antonella Fiordelisi

Sadik.Autor

MBLEDHJE TEK EGNATIA/ Drejtuesit e klubit analizojnë situatën kritike pas humbjeve

Delo.autor

LEGJENDA KAHN BËN GATI KOSTUMIN/ Ja detyra e re që do të marrë ish-kapiteni i Bayern…

Delo.autor

Leave a Comment