Futboll Seria A Sport

“PRIMAVERA”/ Empoli eliminon Juventus dhe tani sfidon Interin për ëndrrën e madhe (VIDEO)

Edhe pse vëmendja e të gjithëve është te Europiani, megjithatë ka edhe ndeshje të tjera. Në Itali luhet playoff për titullin e kampionatit “Primavera” ku shqiptari Kleis Bozhanaj ka eliminuar Juventusin nga gara.

Empoli U19 fitoi në çerekfinale dhe tani duhet të mendojë për gjysmëfinalen kundër të rinjve të Interit.

Sulmuesi i Shqipërisë U19 shënoi në prekjen e parë të topit, golin që i dha triumfin Empolit me rezultatin e ngushtë 2-1,

Bozhanaj nuk fali në hyrje të zonës dhe skuadra e tij festoi. Nga minuta e parë për Empolin ishte edhe një tjetër futbollist kuqezi, Kristjan Asllani.

Edhe ai spikati në këtë ndeshje, duke qenë protagonist në golin e parë të skuadrës së tij. Mesfushori me kokë e çoi topin në tra dhe më pas Ekong nuk fali, duke shënuar.

Asllani iu afrua golit edhe në pjesë e dytë, kur sërish sfera u ndal në tra pas një goditjeje të fuqishme nga jashtë zone. Në fund, së bashku me Bozhanajn dhe shokët e tjerë të skuadrës festuan kualifikimin.

Related posts

DYBALA NUK ËSHTË I PAPREKSHËM/ Ideja e fundit për Juventus është një super shkëmbim me klubin anglez…

Delo.autor

RRËFIMI/ Leo Messi: Fillimet e vështira dhe “profesor” Ronaldinho

F.autor

8 FITORE NË 8 NDESHJE/ Kush është kombëtarja e dytë Europiane që kualifikohet zyrtarisht në Botëror

Delo.autor

Leave a Comment