Futboll Sport

“NJERËZIT NDRYSHOJNË MENDJE…”/ Harry Kane hedh poshtë “akuzat” dhe paralajmëron Gjermaninë

Vetëm dy gola të shënuar në tri ndeshje. Kaq i ka mjaftuar Anglisë për t’u kualifikuar në 1/8-at e Europianit.

Megjithatë, kritikat nuk kanë munguar. Veçanërisht për sulmuesin dhe kapitenin harry Kane, i cili nuk ka arritur të zhbllokohet në Europian dhe nuk ka qenë pothuajse në asnjë moment i rrezikshëm.

Numri 9 i Tre Luanëve, siç ka bërë të ditur Goal, ka dashur t’u përgjigjet akuzave duke shpjeguar sa shpejt ndërrojnë mendje njerëzit në botën e futbollit.

“Nuk është sigurisht hera e parë që njerëzit dyshojnë tek unë”, ka thënë Kane.

“Njerëzit ndryshojnë mendje shumë shpejt. Nuk ka kaluar shumë kohë qëkur kam fituar Këpucën e Artë, dhe në atë kohë isha më i miri në botë, njerëzit ishin entuziastë për mua”.

Më tej, ylli i Tottenham ka  thënë:

“Mund të bëj 10, 15 ndeshje pa shënuar, por kur do të më paraqitet rasti do të shënoj. Bëhet fjalë për të gjetur momentin më të mirë për ta bërë. Dhe mund të jetë faza me eliminim direkt…”.

Një paralajmërim për Gjermaninë, kundërshtari i Anglisë në 1/8-at.

Related posts

Sevilla, Montella nuk heq dorë nga kualifikimi

Sadik.Autor

Tirana fillon të mendojë për elitën, projekton “blindimin” e sulmit

Q.Autor

Roma shfaq interes për Mateo Kovacic

Sadik.Autor

Leave a Comment