Futboll

Spanjë, Alaves-Betis mbyllin javën e 28-të të La Liga-s

Deportivo Alaves do të kthehet në “Estadio de Mendizorroza” pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Real Sociedad në javën paraardhëse. Bardheblutë, të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë kohët e fundit para publikut vendas, do të presin në Betis mbrëmjen e sotme.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit spanjoll. Miqtë kanë zhvilluar një kampionat me ulje-ngritje nën drejtimin e Quique Setien. Mentaliteti i tij sulmues e ka ndihmuar ekipin të arrijë rezultate fantastike, por në të njëjtën kohë ka sjellë disa humbje të papritura dhe kjo është arsyeja pse ekipi mban vendin e dhjetë në renditje.

Betis do të paraqitet në sfidën e sotme pas humbjes 2-0 të pësuar javën e fundit në fushën e Valencia-s. Bardhjeshilët kryesojnë në përballjet direkte me vetëm një fitore më shumë. Skuadrat kanë marrë nga tri fitore secila në shtatë ndeshje të luajtura në “Mendizorroza”.

Ndeshja e fazës së parë është fituar me rezultatin 2-0 nga Betis. Alaves ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe nuk ka pësuar gol në 5 nga këto takime.

Related posts

STOLI I KOMBËTARES/ Presidenti Duka takon ish-trajnerin e Kukësit

Delo.autor

KUALIFIKIMI FANTASTIK/ Dinamo prek turin e tretë të Ligës së Konferencës pas 15 vitesh mungesë

F.autor

SKANDALI i FIFA-s, shikoni foton nacionaliste serbe të postuar në faqen zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment