Futboll Premier League Sport

RASTI I ERIKSEN “FRIKËSON” ANGLINË/ Premier League dhuron defribilator për 2 mijë fusha

E gjitha bota u trondit pas atakut kardiak që Kristian Eriksen pësoi në fushe gjatë ndeshjes që Danimarka luajti me Finlandën në “Euro 2020”.

Një ngjarje që desh i mori jetën mesfushorit të Interit, por pas disa minutash gjendja e tij u stabilizua dhe ndërhyrja e mjekëve ishte ajo që risolli në jetë lojtarin. Mjekët e kombëtares së Danimarkës treguan edhe gjendjen e lojtarit në momentin që luftonte me vdekjen. Sipas mjekëve nëse nuk do të gjendej në ato momente defribilatori  me siguri Eriksen do kishte ndërruar jetë.

Duke parë një rast të tillë që shokoi të gjithë botën, Anglia ka marrë masat e nevojshme për të shmangur ngjarje të tilla.

Premier League ka njoftuar se do të dhurojë defribilatorë të jashtëm të autorizuar në më shumë se 2 mijë fusha në të gjithë Anglinë, duke parandaluar kështu një ngjarje të ngjashme me atë të Kristian Eriksen.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Eintracht Frankfurt, nis sfida në “Stamford Bridge”

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Suarez ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

CR7 “ÇMEND” TIFOZËT E MANCHESTER UNITED/ Në moshën 36-vjeçare ai bën gjëra që nuk janë parë më parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment