Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barcelona merr dëmshpërblim, dëmtimi i Dembele i kushton 20 mijë euro në ditë FIFA-s

Barcelona do të marrë një dëmshpërblim rreth 400 mijë euro nga FIFA për dëmtimin e pësuar nga Ousmane Dembele.

24-vjeçari është dëmtuar në gju me kombëtaren franceze gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Hungarisë.

Barcelona ka lajmëruar se Dembele do të duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Klubi katalanas nuk ka specifikuar kohën e rikuperimit, por mediat kanë shkruar se lojtari do të kthehet në fushë në tetor.

Sipas Mundo Deportivo, programi i mbrojtjes i FIFA-s do të dëmshpërblejë Barcelona-n për humbjen e përkohshme të lojtarit.

Katalanasit do të marrin rreth 20 mijë euro në ditë, me kusht që lojtari të ndalet për më shumë se 24 ditë.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT DREJT MBYLLJES/ Njihuni me disa nga blerjet më të BUJSHME (FOTO)

Delo.autor

REAGON MANCHESTER UNITED/ Bruno Fernandes “magjik”, rihap sfidën me “silurë” (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN NJË EPISOD SHOKUES/ Ish-mesfushori i Ajaxit: Putha Ibrahimovic në buzë, ja çfarë bëri ai më pas…

Delo.autor

Leave a Comment