Futboll Sport

PRITI PENALLTINË E SOUTHGATE NË 1996/ Köpke: Pushtojmë “Wembley”, stadiumi më drithërues ku kam…

Gudulisjet në stomak shfaqen menjëherë kur mendon për “Wembley”-n, vendin e shenjtë të futbollit. Një arenë e mbushur me histori, në një nga këto, bën pjesë edhe ishportieri i Gjermanisë, Andreas Köpke apo Andi Këpke, siç njihet nga tifozët. Në Europianin e fundit të fituar nga “Pancerat” një meritë të veçantë kishte edhe 59- vjeçari. Në gjysmëfinalen ndaj anglezëve ishte pikërisht Këpke që priti penalltinë e fundit të humbur nga trajneri aktual i “Luanëve”, Garet Sauthgejt. Në një intervistë për mediat gjermane, Këpke kujton momentin historik ndaj kundërshtarit të ardhshëm të gjermanëve, ku ish-gardiani i portës do të jetë prezent në stol si trajneri i portierëve të kombëtares.

Keni luajtur në shumë stadiume mitike brenda dhe jashtë Gjermanisë. Cili ju ka bërë për vete?

Në Gjermani ka shumë stadiume mitike, Dortmundi është njëri prej tyre. Tani është Frankfurti ai që më pëlqen, por vendi ku kam shijuar më shumë të qenët në portë ishte “Wembley”.

Aty ku keni luajtur vetëm dy herë?

Sukseset e mia më të mëdha i kam pasur me kombëtaren. Sigurisht që Botërori i Italisë në 1990, por ajo që më ka mbetur në mendje është Europiani i 1996-ës në Angli. Të fitoje turneun në tokën angleze ishte një ndjesi shumë e veçantë. Me ta u ndeshëm në gjysmëfinale dhe si në shtëpinë e tyre ata shiheshin si favoritë. Bëmë një ndeshje të mirë dhe në fund fituam me penallti. Më pas në finale ndaj Çekisë ku fituam edhe trofeun falë dy golave të Birhofit, një natë magjike, diçka që nuk harrohet kurrë. “Wembley” ishte mbushur me tifozë gjermanë që festuan si të çmendur.

Pse ka qenë Europiani i 1996-ës nga më të bukurit?

Fakti që luan në stadiume të tillë të bën për vete. Kujtoj dhe tani momentin kur shkelëm në “Old Trafford”, fusha ishte perfekte dhe atmosfera gjithashtu. Stadiume të tilla të motivojnë për të bërë ndeshje të mëdha.

Vështirë se mund të krahasohen me studimet e tanishme?

Pa dyshim, përveç atmosferës, pjesa tjetër është për t’u harruar. Dhomat kanë qenë të vogla dhe kushtet jo të mira, normal për kohën që jetonim. Por, tani stadiumet e Europianit dhe Botërorit janë luksoze, dhomat të mëdha me pishina dhe gjithçka që të duhet.

Por prapë “Wembley” mbetet mitik?

Kjo, pasi aty janë luajtur gjithmonë ndeshjet më të rëndësishme. Është e vështirë të fshish nga memoria historinë. Aty ka nisur gjithçka. Kur luaja në gjysmëfinale ndaj Anglisë isha shumë i fokusuar tek ndeshja, por kënga e tifozëve anglezë nuk më shpëtoi.

Të martën do të riktheheni sërish aty ku shkuat historinë me Gjermaninë. Çfarë prisni?

Do të jetë një emocion si gjithmonë. Do të kem mundësinë të takoj disa miq të vjetër dhe me siguri do të flasim për atë çfarë kemi bërë. Më pas do të jetë ndeshja që është edhe pjesa më e rëndësishme. Jam i bindur që për sa i përket spektaklit, të dyja skuadrat nuk do të zhgënjejnë. Në Angli flasin vetëm për këtë ndeshje, për këtë jam i bindur. Edhe në Gjermani ndodh e njëjta gjë dhe pse ne gjermanët jemi pak më të rezervuar. Skuadra nuk do të ketë nevojë për motivim pasi në sfida të tilla motivohesh sapo hyn në fushë. Shpresojë të përsërisim historinë.

Related posts

Tension në Kukës, lojtarët e Laçit largohen nga stadiumi me skafandër

Sadik.Autor

TEUTA-DINAMO/ Pas 11 mintuash lojë, Vila mposht portierin Harizaj (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN TEK ATALANTA/ Berat Gjimshiti merr vendimin për të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment