Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Dy mbrojtës në skenë, Partizani “peshkon” te Bylisi dhe Korabi

Te Partizani vazhdon puna për përforcimin e skuadrës. Drejtuesit përveç titullarëve, po mendojnë edhe për alternativat që do ketë në dispozicion trajneri Daja për të pasur një grup të plotë.

Në këtë situatë, sipas asaj që mësohet pranë klubit të kuq, kryeqytetasit janë në bisedime për afrimin e dy mbrojtësve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Andi Hadroj të Bylisit dhe qendërmbrojtësin e Korabit Bekim Dida. Të dy këta lojtarë janë shumë afër Partizanit dhe në vazhdim pritet të mbyllet gjithçka.

Kujtojmë se deri tani Partizani ka zyrtarizuar 4 afrime, Dajan Shehi dhe Emiljano Musta për mbrojtjes dhe Herald Marku me Arinaldo Rrapajn për mesfushën.

Related posts

E FUNDIT/ FSHF arrin marrëveshjen me trajnerin e ri të Kombëtares, ja kur pritet zyrtarizimi

Delo.autor

CHAMPIONS/ PSG mposht me “MANITA” Basaksehir dhe fiton grupin, Neymar shkruan historinë

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Guardiola ul euforinë: Ky sezon do të jetë më i vështiri për Man City

Isa.Autor

Leave a Comment