Futboll Sport

SFIDA NDAJ GJERMANISË/ Rashford: Ne jemi të bekuar që jemi pjesë e kësaj historie, fokusi ynë kryesor…

Markus Rashford këmbëngul se Anglia nuk ka frikë nga Gjermania pavarësisht rekordit pozitiv të rivalëve kundër “Tre Luanëve” në turnetë e rëndësishëm.

“Ne jemi të bekuar që jemi pjesë e kësaj historie. Fokusi ynë kryesor do të jetë që të fitojmë ndeshjen. Nëse do ta bëjmë, do të hyjmë në histori. Kështu mbahen mend skuadrat e shkëlqyera.

Nuk ka arsye për të pasur frikë nga e shkuara. Ti nuk mund të kthehesh pas dhe ta ndryshosh atë. Ajo që ne mund të ndryshojmë është vetëm rezultati i ndeshjes së ardhshme.

Është një duel që përfshin lojtarët më të mirë, kështu që është nga ato ndeshje që ti mezi e pret. Duam të testohemi kundër më të mirëve.

Për ta fituar turneun, duhet të mundësh më të mirët”, tha sulmuesi i Junajtidit.

Related posts

Sot është finalja, formacionet e mundshme Francë – Kroaci

Sadik.Autor

LAJMI I KEQ/ Shtohen problemet për Shaqirin te Liverpooli

F.autor

Guardiola irritohet me rivalët: Po më vrasin lojtarët në fushë

Q.Autor

Leave a Comment