Futboll Sport

RANË NGA KATEGORIA PAS 30 VITESH/ Klubi europian “flirton” me Gareth Bale: Jemi gati për ty… (FOTO)

Europiani i Garet Bejlit përfundoi në Holandë me humbjen turpëruese që Danimarka ia shkaktoi Uellsit me rezultatin 0-4, por e ardhmja e tij mund të jetë në Gjermani.

Gjatë sfidës së djeshme disa tifozë në shkallët e stadiumit “Johan Cruijff Arena” ku kishin një banderolë në duart e tyre me shkrimin “Bejl, eja tek Shalke”. Dhe duke parë këta tifozë ka reaguar dhe klubi nga Gelsenkirsheni në profilin e saj në “Twitter” duke shkruar:

“Gelsenkirsheni është gati për ty, Garet”.  Një indicie kjo që e dërgon Shalken të kërkojë një ndër sulmuesit më me peshë në botë pavarësisht rendimentit aktual të shfaqur nga 31-vjeçari.

Pavarësisht gjithçkaje shumë e vështirë që Bejl të pranonte Shalken e sapo zbritur nga Bundesliga që nuk ndodhte prej 30 vitesh duke parë se dëshiron të luajë përsëri në kampionatet më të forta të Europës.

Related posts

RUSI 2018/ Serbi-Brazil, në Moskë luhet “finalja” e Grupit E

Sadik.Autor

ZYRTARE/ “Nuk është e lehtë të largohesh nga futbolli”, ish-kampioni i Europës me Milanin “var këpucët në gozhdë”

F.autor

Ganë, presidenti i vendin urdhëron arrestimin e kreut të federatës së futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment