Futboll Sport

“FËMIJËT E MI BËJNË TIFO PËR…”/ Futbollisti i Belgjikës i shtang të gjithë me deklaratën para ndeshjes

Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Belgjikës dhe Portugalisë. Një përballje mes dy skuadrave të cilësuara si favorite për të fituar Kampionatin Europian, teksa ajo kombëtare që do të triumfojë në këtë takim, do të përballet me Italinë në çerekfinale.

Për mbrojtësin belg Jan Vertongen do të ketë një telash të madh zhvillimi i kësaj ndeshjeje ndaj Portugalisë dhe këtë ai e zbuloi gjatë konferencës për shtyp para sfidës, teksa u shpreh se fëmijët e tij  bëjnë tifo për Portugalinë.

“Fëmijët e mi shkojnë në shkollë në Lisbonë dhe si të gjithë të tjerët, bëjnë tifo për përfaqësuesen e Portugalisë. Mu desh t’i shpjegoja atyre se babai do të luante kundër Portugalisë. Nuk besoj se e kanë kuptuar edhe aq mirë”, tha ai duke qeshur para gazetarëve.

Për veteranin e Benfikës, ndeshjet ndaj përfaqësueses portugeze janë gjithmonë të veçanta dhe speciale, duke e konsideruar pikë kyçe për karrierën e tij.

“Unë kam regjistruar si ndeshjen e parë, ashtu edhe atë të 100 me fanellën e përfaqësueses duke luajtur kundër Portugalisë. Ajo kombëtare duket sikur është një pikë kyçe e karrierës time. Do të jetë diçka speciale ta përballoj përsëri” do të përfundonte 34-vjeçari i cili me përfaqësuesen belge ka arritur të zhvillojë 126 ndeshje duke mbajtur dhe rekordin te Belgjika.

Related posts

GJYQTARJA BIE PRE E SULMEVE SEKSISTE/ Lojtari ul pantallonat para arbitres: Më jep karton të kuq, ose hajde ma… (FOTO)

Delo.autor

NDIZET SUPERSFIDA/ Mourinho “trondit” Chelsea: HAZARDIN do ​​ta doja te Man United

Isa.Autor

NUK KA DYSHIME/ Levante e ndan mendjen për Armando Sadikun

Isa.Autor

Leave a Comment