Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Erdhi me bujë tek Inter, skuadra e Serisë A pas mbrojtësit Kolarov

Janë ditë të nxehta për të ardhmen e Aleksandër Kolarov. Mbrojtësi duhet të vendosë nëse duhet të rinovojë me Interin me një përgjysmim të pagës, ose të largohet diku tjetër me parametra zero.

Për të, përveç Crvena Zvezdës së mikut të tij Dejan Stankoviç ka shfaqur interes edhe Bolonja në Serinë A.

Sipas asaj që raporton “Il Resto del Carlino”, skuadra emiliane nuk ka ndërmend që të paguajë një pagë aq të madhe sa përfiton tek kampionët e Italisë dhe nëse gjithçka sfumohet, skuadra e Mihajloviç do të hidhet pas lojtarit të klubit belg, Ostende, Artur Tote që vlerësohet rreth 4 milionë euro.

Kolarov u mor me shumë bujë nga Antonio Konte sezonin e kaluar, por nuk arriti pritshmëritë e klubit dhe gjithsej në të gjitha kompeticionet u aktivizua në 11 ndeshje nga ku ka dhuruar dhe një asist.

Related posts

I ZBULOI FORMACIONIN/ Spaleti bën “SHERR” përpara ndeshjes me gazetarin

F.autor

Dy skuadrat e Premier League gati të paguajnë klauzolën për Ghoulam e Napolit

Sadik.Autor

Mbrojtësi kroat optimist: Plani ynë është t’i shkojmë turneut deri në fund

Isa.Autor

Leave a Comment