Futboll Sport

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Trajneri Petkovic: Me gjithë respektin, por ne do të provojmë deri në fund…

Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës ndaj Francës, është shfaqur trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç i cili ka deklaruar se pavarësisht vështirësisë dhe kundërshtarit, kombëtarja “helvete” do të provojë të kalojë për në çerekfinale:

“Franca ka shumë lojtarë, pavarësisht dëmtimeve. Duhet të përqendrohemi tek sistemi ynë dhe me shumë respekt për kundërshtarin tonë do të kërkojmë të vazhdojmë përpara. Në këtë pikë që jemi, e vetmja që vlen tani është kompeticioni.

Në dy vitet e fundit kemi kryer paraqitje të mira ndaj kombëtareve të forta. Duhet të vendosim gjithçka ndaj një skuadre të fortë si Franca.

Ata duhet të japin 80% ndërsa ne 100%. Nga momentet e vështira mëson, në ndeshjen ndaj Polonisë kemi merituar ta kalonim raundin dhe në penallti duhet të kesh fat.

Kemi mësuar shumë nga ajo sfidë po ashtu edhe nga humbja ndaj Suedisë në Botërorin e 2018.”, përfundoi Petkoviç

Related posts

Cristiano Ronaldo më shumë gola në Kupën e Europës se 463 skuadra

Q.Autor

Quaresma si në kohët e vjetra, shënon gol magjik ndaj Iranit (VIDEO)

Sadik.Autor

EURO 2020/ Valon Berisha realizon super gol për Kosovën, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment