Futboll Sport

“EURO 2020″/ Triumfi i Çekisë ndaj Holandës, shikoni kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes nga UEFA…

Çekia shtangu Holandën në sfidën e 1/8-ave të Europianit, duke e mposhtur me rezultatin 0-2 në sfidën e zhvilluar në Budapest. Pas daljes me të kuq të De Ligt, në minutën e 55-të, çekët e patën më të lehtë, teksa gjetën 2 herë rrugën e rrjetës.

Holesh, mesfushori i Slavias së Pragës, është zgjedhur edhe futbollisti më i mirë i këtij takimi. 28-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68-të, si dhe asistoi te goli i dytë i shënuar nga Patrik Shik në minutën e 80-të.

Një çmim mëse i merituar ky për futbollistin që aktivizohet në kampionatin çek, në të njëjtën skuadër me Piter Olainkën.

Related posts

Kupa e Botës/ Ndëshkoi Gjermaninë, Lozano: Goli më i bukur i karrierës sime

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Periudhë karantine, Theo Hernandez “bëhet” Dj me letra higjenike (VIDEO)

Delo.autor

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment