Futboll Seria A Sport

SHËNON NJË GOL NGA MESI I FUSHËS/ Talenti i Milanit iu jep leksion me këtë “perlë” (VIDEO)

Të pësosh gol në minutat e fundit ndodh që skuadrave të iu “priten gjunjët” dhe të mos kenë më grintën dhe vullnetin për të provuar në ato pak sekonda të mbetura.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e të rinjve nën 15 vjeç të Milanit, ndaj atyre të Hellas Verona, ku skuadra mike shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të ndeshjes.

Zgjidhjen e sjell Gabriele Alesi, lojtar i vitlindjes 2004, duke shënuar një gol nga mesi i fushës. E thjeshtë fare, topin e nis shoku i skuadrës dhe ai godet drejt e në portë, duke e gjetur të papërgatitur portierin dhe merr fitoren.

Ky episod nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen dhe ka qenë Maldini Junior, Andrea Conti dhe Andriy Shevchenko që e kanë pëlqyer videon. Ndërkohë që Bakayoko e ka komplimentuar djaloshin nëpërmjet një komenti.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E MESSIT NGA BARCELONA/ “Goal” zbulon të vërtetën e madhe, ja e ardhmja e “Pleshtit”…

Delo.autor

ANCELOTTI MERR LAJMIN E KEQ/ Katër lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19 tek Real Madrid, ja emrat…

Delo.autor

RAMA ZBRET NË FUSHË/ Fjalët që u tha kuqezinjve para ndeshjes me Islandën

Delo.autor

Leave a Comment