Futboll Sport

PA PUTHJE DHE PA DASHURI/ COVID-19 tërbon “gjelat”, izolimi bëhet i vështirë për francezët

Hijet e COVID-19 vijojnë të ndjekin futbollin edhe në “Euro2020”. Rastet me lojtarë të prekur nuk janë të paktë, i fundit ishte Ivan Persic, për ketë arsye rregullat e vendosura nga UEFA por dhe nga vetë stafet e përfaqësueseve po bëhen gjithnjë e më strikte. Një moment të vështirë po përjeton edhe përfaqësuesja franceze, Didier Deschamps ende pa nisur turneu i paraqiti lojtarëve rregullat, izolim total, as bashkëshorte, as fëmije, as të dashura e as miqtë nuk lejohen brenda hotelit: “Është e vështirë për të gjithë, për lojtarët dhe për stafin, por duhen pranuar”, u shpreh pak kohë më parë Griezamann mbi këtë temë.

Bpanews Fe348923 Ffbe 4d6e Aea4 C345caba9647 1

Ky izolim total po kthehet në shqetësim për lojtarët, fakt të cilin e pranon sërish Griezmann: “Nuk mund të prekim askënd, as familjarët”. Ky izolim total sipas “Le Parisen” po sjell tension pasi bëhet fjalë për djem të rinjë, që nuk mund të përkëdhelin askënd, nuk mund të puthin as të dashurat e tyre. Maksimumi që lejohet është që familjarët të ndjekin ndeshjen nga tribuna, thjeshtë mund të përshëndeten në distance, por vetëm kaq nuk mjafton.

Related posts

Napoli bën gjithçka për sulmuesin e Barcelonës, por nuk mungojnë alternativat

Q.Autor

Chiellini e thotë në formë batute: Në shtator do ta marr unë drejtimin e Juventusit

Delo.autor

TRONDITET SPORTI ANGLEZ/ Ndahet nga JETA “zëri” i Premier League (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment