Futboll Sport

“NË GRUPIN A LUHET FUTBOLL I ASHPËR”/ Kapiteni i ri i Dinamos: Nuk na interesojnë “aleancat”

Shiriti i kapitenit të Dinamos këtë sezon do të jetë në krahun e Miklovan Peres, mbrojtësit të ardhur nga Pogradeci, bashkë me 3 lojtarë të tjerë. Pere është një nga lojtarët me më shumë përvojë në radhët e bluve, por edhe me personalitet, ndaj dhe trajneri Fabricio Kamarata, me atë që ka parë në stërvitje çdo ditë, ka përzgjedhur pikërisht pogradecarin si “trajner” në fushë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi 29-vjeçar thekson se Dinamo ka dy skuadra të gatshme dhe objektivi i vetëm është kthimi në Superiore, në nivelin e emrit të saj të madh në historinë e futbollit shqiptar.

DINAMO NË ELITË – “Shiriti i kapitenit sigurisht që më bën të ndihem mirë sepse është një vlerësim dhe aq më shumë kur bëhet fjalë për një ekip si Dinamo. Nga ana tjetër, më ngarkon me përgjegjësi dhe më karikon për të dhënë gjithçka në fushë në çdo ndeshje. Dinamo mendoj se ka skuadrën e duhur për të synuar vetëm Superioren. Madje kemi 22 lojtarë, pra dy skuadra që nuk kanë diferenca më njëra-tjetrën. Kemi punuar mirë gjatë kësaj kohe, kemi luajtur edhe shumë miqësore për lidhjen e lojës. Trajneri dhe përgatitësi atletik janë shumë profesionistë dhe na ndihmojnë shumë në stërvitje. Ndoshta kjo shtyrja e kampionatit sikur na ka përgjumur, por ne jemi gati në çdo rast. Çdo javë punojmë me një program të veçantë dhe në çdo moment që të nisë garë, jemi në gjendjen e duhur për të zbritur në fushë”, ka thënë Pere.

RIVALITETI – Kapiteni i bluve ka dhënë më pas gjykimin e tij në lidhje me Grupin A, ku bën pjesë Dinamo: “Nuk e njoh mirë këtë grup, sepse kam luajtur në grupin tjetër, por di që aty luhet futboll fushe. Luhet pak futboll i ashpër, ku çdo skuadër kërkon të marrë më të mirën në fushën e vet. Megjithatë, ne jemi të përgatitur dhe kam shumë besim se do t’ia dalim për ta kthyer Dinamon aty ky i takon. Aleancat? Edhe mund të ketë, por nuk na intereson, shohim punën tonë dhe çdo gjë e bazojmë te forca e skuadrës sonë”, ka përfunduar futbollisti pogradecar, që luan sezonin e parë me Dinamon.

Related posts

E PAIMAGJINUESHME/ “Neymar simuluesi” tani bëhet edhe alfabet (FOTO)

Isa.Autor

(VIDEO) Sulmuesi shqiptar shënoi super gol për Milan

Q.Autor

NË KRIZË TOTALE/ Chelsea sheh shpëtimin në merkato, jo vetëm Ferandez, në listë edhe ylli i Inter

F.autor

Leave a Comment