Futboll

Ramosi i kundërpërgjigjet Alvesit

Ramos nuk pajtohet me Dani Alvesin se PSG-ja ishte skuadër më e mirë në “Bernabeu”, ku Madridi fitoi 3-1, ekipi i ZIdanit i realizoi dy gola pas minutës së 80-të.
“Në ndeshjen e parë, ndoshta na mungoi eksperienca. E kontrolluam ndeshjen, bëmë paraqitje shumë të mirë, por kundër një ekipi të niveli të lartë (Real Madridi), ju kurrë nuk mund të relaksoheni. Luajtëm mirë për 80 minuta, u ndëshkuam në 10 minutat e fundit”, kështu tha Alves gjatë ditës së hëne.

Por, reagimi i kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, ishte i menjëhershëm.

“Çdo kush e ka mendimin e tij, ashtu si Alves dhe e respektoj. Nuk dua të hyjë dhe diskutoj për këtë. Unë mendoj krejtësisht ndryshe. Në “Bernabeu” bëmë ndeshje të mirë, por edhe gabime, kështu që nuk pajtohem me atë që thotë ai. Nesër është dita për t’i treguar të gjithëve vlerën e ekipit”, tha Ramos.

Related posts

“ME MANAJN BARÇA ËSHTË ME NJË LOJTAR MË PAK”/ Sulmuesi shqiptar nuk ia përton gazetarit: Kundër injorantëve…

Delo.autor

ÇMENDURIA E RADHËS/ REALI shet fanellat e një lojtari që NUK EGZISTON

Isa.Autor

CHELSEA-ARSENAL/ Lojtari i “Topçinjve” kërkon penallti, ja vendimi që merr arbitri (

Delo.autor

Leave a Comment