Futboll La Liga Sport

PUBLIKOHET LISTA/ Tronditet Spanja, Luis Enrique lë kapitenin Ramos jashtë “Euro 2020”. Ja shkaku…

Spanja tashmë ka shpallur grupin e lojtarëve, me të cilët do të luftojë në Europianin e kësaj vere. Më në fund janë publikuar emrat e 24 futbollistëve, që përbëjnë kombëtaren e drejtuar nga Luis Enrique. Lajmi bombastik është ky: midis këtyre 24 futbollistëve nuk figuron Sergio Ramos. Kapiteni i “La Roja” ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e kombëtares iberike, por ka mbetur jashtë turneut kontinental të kësaj vere. Po kështu, për herë të parë në historinë e kombëtares, Spanja po shkon në një turne të madh pas asnjë futbollist të Real Madridit.

Lista e Luis Enrique për “Euro 2020”
PORTIERË: Unai Simón, David de Gea, Robert Sánchez.

MBROJTËS: José Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric García, Diego Llorente, César Azpilicueta, Marcos Llorente.

MESFUSHORË: Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabián.

SULMUES: Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traoré dhe Sarabia.

Luis Enrique shpjegoi mungesën e Sergio Ramos: Është e qartë kjo vendimmarrje, për shkak se ai nuk ka qenë në gjendje të luajë apo stërvitet me grupin te Reali. Nuk ka qenë e lehtë, pata mundësinë t’ia komunikoja mbrëmjen e shkuar. E përsëris, është zgjedhje shumë e vështirë, por profesionale. E kuptoj se është një vendim i komplikuar, por unë gjithmonë kërkoj përfitimin e grupit”. Përtej mungesës së kapitenit, lajmet e tjera në listën e kombëtares iberike janë përfshirja e Robert Sánchez si portieri i tretë, prania e Azpilicueta si mbrojtës qendror dhe i djathtë, si dhe Sarabia.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja super ndeshjet që do t’iu bëjnë MILIONERË sot në Champions (FOTO)

F.autor

LARGIMI NGA MANCHESTER CITY/ Ylli Aguero i dhuron “Range Rover”-in puntorit që rregullonte fanellat (VIDEO)

Delo.autor

“FILOZOFIA KAIZEN”/ Çfarë do të thotë mesazhi i shkruar nga Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment