Futboll Sport

MBAN NUMRIN 12, POR NË “WEMBLEY” FESTOI ME 12/ Mesfushori Pessina: Goli im, si një… pikturë

Verën e vitit 2017, Milani hodhi sytë nga Andrea Konti, për të cilin derdhi në arkat e Atalantës 24 milionë euro, teksa përfshiu në akord, asokohe 20-vjeçarin Mateo Pesina të vlerësuar një milion euro.

Katër vite më pas, mesfushori i formuar në akademinë kuqezi ka 40-fishuar vlerën, ndërkohë që Milani mund ta ribleljë me 50 për qind ulje falë një akordi në momentin e shitjes. Edhe ndaj Austrisë ishte ai që blindoi rezultatin në favor të ekipit të tij pasi sfida në kohën e rregullt kishte përfunduar pa gola. Pas ndeshjes, 24- vjeçari nuk u besonte syve, siç e konfirmoi edhe në deklaratat për mediat e pranishme në stadiumin “Wembley” të Londrës.

“Ende përpiqem të ndërgjegjësohem për golin dhe gjithçka ka ndodhur me Uellsin, e lëre më atë që ka ndodhur sonte (të shtunën). Ky gol ishte emocionues, e unë do ta mbaj me vete si një kujtim të bukur deri në fund të karrierës sime, edhe pse ajo sapo ka filluar”. Më pas mendimet e tij shkojnë te grupi, të cili i kushton rritjen e tij. E të mendosh që duhej dëmtimi i Pelegrinit që Mançini ta grumbullonte, teksa në tabelën e stadiumit, pas golit, emri i tij shoqërohej me numrin 27 ndërkohë që mban 12- ën.

“Gjëja më e mirë është që kaluam turin me një fitore tjetër dhe kjo është ajo që vlen. E keni parë që çdokush mund të shënojë këtu dhe është bukuria e kësaj skuadre, mendoj se mund ta shihni që ne jemi një grup i bukur, po ia tregojmë gjithë Italisë, kush luan bën mirë, kush futet në të njëjtën gjë dhe mendoj kjo është gjëja më e veçantë.

Goli im si një pikturë? Mos e teprojmë, por sigurisht që na dha shumë gëzim, ishte një shpërthim pas një ndeshje kaq të vështirë dhe të dhimbshme”, përfundoi Pesina.

Related posts

Pas humbjes me Belgjikën, ja çfarë thotë trajneri i Anglisë

Isa.Autor

RRËFEN ËNDRRËN NË SIRTAR/ Pochettino: Uroj që kjo gjë të ndodhë këtë sezon

Delo.autor

JUVE NË RËNIE TË LIRË/ Bardhezinjtë mbeten jashtë zonës Champions

F.autor

Leave a Comment