Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇËSHTJA E PASAPORTËS/ Pritet të federohet me Vllazninë për Kupat e Europës, sulmuesi ganez pret…

Vllaznia ka arritur marrëveshjen me sulmuesin ganez, Ngisah Bismark, i cili ka qenë në pronësi të Kievos, por që ditët e fundit ka prishur kontratën me klubin italian.

Por, siç është bërë e ditur dje në “Panorama Sport”, ardhja e sulmuesit është shtyrë përkohësisht.

Problemi qëndron te afati i skadencës së pasaportës së ganezit.

Të gjetur para kësaj të papriture të paparashikuar, mësohet se drejtuesit e Vllaznisë kanë hyrë në kontakte me Ambasadën e Ganës në Itali, për të marrë informacion zyrtar se sa kohe i duhet lojtarit që të presë që të pajiset me pasaportën e re.

Shkodranët duhet t’i bëjnë llogaritë e tyre në lidhje me atë ardhmen e Bismarkut, pasi ardhja e tij ka bëjë edhe me planet e merkatos.

Gazeta mëson se për momentin sulmuesi ganës llogaritët në listën e federimeve për Europën, por gjithçka varet nga afati kohor që do të japë Ambasada Ganeze në Itali në lidhje me pajisen me pasaportën e re.

Related posts

“DERBI ME TIRANËN? ËSHTË NDESHJE E RËNDËSISHME”/ Gaz Demi: Kemi gabuar disa herë, afrojmë lojtarë vetëm nëse…

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Dy gazetarët më të njohur të sportit konfirmojnë se Mbappe do të qëndrojë te PSG

F.autor

Reali në ‘gjumë letargjik’, asnjë transferim në merkaton e janarit

Q.Autor

Leave a Comment