I çuditshëm fati i Paulo Fonseca, ish-trajnerit të Roma-s. i shkarkuar nga klubi praktikisht pa u mbyll mirë sezoni, duke zyrtarizuar Mourinho për sezonet në vazhdim, portugezi menjëherë nuk humbi kohë dhe nisi kontaktet me Tottenham për të marrë stolin e “Spurs”…
Por, ajo që mund të ishte martesa perfekte, u prish menjëherë kur në vend të tij kandidati kryesor për stolin e ekipit londinez u bë Gennaro Gattuso.
Kështu, Paulo Fonseca rrezikonte të mbetej pa pankinë për 1 sezon ose të paktën deri në janar, por sipas Sportmediaset ai ka gjetur destinacionin e ri.
Bëhet fjalë për klubin turk të famshëm Fenerbahce.