Futboll Sport

“Shpërthejnë” te Argjentina para Botërorit: Ai duhet ta mbyllë gojën

Botërori do edhe 3 javë që të marrë start dhe të gjitha ekipet po bëhen gati për një paraqitje sa më dinjitoze. Por në prag të një kompeticioni të tillë, te Argjentina duket se ka polemika të mëdha. Alejandro Gomez, sulmuesi i Atalantas akuzohet në Argjentinë që ka dëmtuar me qëllim bashkëkombasin e tij, Lucas Biglia për shkak se ai nuk është grumbulluar për Botërorin 2018.

Në vargun e kritikave bënë pjesë edhe Sergio Aguerro, sulmues i Manchester City i cili ka deklaruar se nëse kjo do t’i kishte ndodhur atij, atëherë ai do ta ‘sqaronte’ në tunelin e stadiumit.

Reagimi i Gomez ka qënë i menjëhershëm duke shpërthyer keq ndaj Aguerros: “Jam i mërzitur dhe nuk kam më durim. Ata që më thonë se e dëmtova Biglian me qëllim, le të vijnë të ma thonë në sy. Unë i kam kërkuar falje Biglias. Aguero duhet ta mbyllë gojën dhe të merret me veten e tij”.

Related posts

SI NË KOHËT E VJETRA/ Van Persi BOMBARDON portën me goditje si raketë (VIDEO)

Isa.Autor

ÇËSHTJA “GRIEZMANN” TEK BARCELONA BËHET PROBLEM NË FAMILJE/ Babai francezit sulmon Setien: Je një pasagjer!

Delo.autor

STATISTIKAT/ Edin Dzeko, bomberi boshnjak barazon rekordin e sulmuesit argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment