Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORE/ Testi i fundit, Teuta e mbyll me humbje minifazën në Maqedoni

Teuta ka pësuar distaftë në miqësoren e fundit të luajtur në kuadër të fazës përgatitore, duke u mundur nga Struga me rezultatin 2-1.

Trajneri Martini aktivizoi pothuajse të gjithë kontingjentin e pranishëm të skuadrës duke provuar ekipin në prag të sfidës për Champions me Sherif Tiraspolin.

Golin e vetëm për dursakët e shënoi Dejvi Bregu nga pika e 11-metërshit. Durrsakët e mbyllin kështu me humbje fazën përgatitore, teksa fokusi do të jetë tek sfidat në Champions ku pritshmëritë janë të mëdha.

Futbollistët që u aktivizuan: Frasheri,Todorovksi,(80′ L.Beqja) Hoxha, (65′ Dragarski) Arapi,(62’Avdyli) Xhekson, (46’Kotbelli) (80’Zogaj) Aleksi, (80’Jazxhi) Daja, (62’Karabeci) E.Vila,(65’Plaku) L.Vila,(62’Gruda) Bregu,(62’Gorgiev) Seferi (62’Krasniqi.

Related posts

U NDALËN NGA TIRANA/ Cungu: Mund të kishim fituar, por me kaq lojtarë të dëmtuar…

Isa.Autor

Messi nuk di të ndalet, gati të thyejë rekordin e Pele

Q.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Në Tiranë e dënuan, Kobinën e pret… Kazma

Delo.autor

Leave a Comment