Futboll Sport

“LUFTA E TRETË BOTËRORE SAPO KA NISUR”/ Legjenda Boniek lëshon “bombën”: Super Liga është projekti i atyre që nuk dinë…

Ishin të shumtë ata që reaguan pas krijimit të Super Ligës Europiane, ku u ndanë disa pro dhe disa kundër.

Një reagim për këtë çështje dha dhe presidenti i federatës polake të futbollit, Zbigniu Boniek, i cili u shpreh se Lufta e tretë botërore sapo kishte nisur dhe bomba e parë atomike ishte hedhur.

“Futbolli është për të gjithë. Fëmijët ëndërrojnë të luajnë për ekipin e tyre kombëtar dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve. Super Liga Europiane është projekti i atyre që nuk dinë se çfarë do të thotë të garosh në sport.

Unë isha i shokuar pas vendimit dhe jam absolutisht kundër tij. Ideja dhe bukuria e futbollit janë gjithmonë të rëndësishme për mua, por ky vendim ishte absurd. Në planin e Superligës, vetë sporti hidhet në plan të dytë. Pagesat garantohen paraprakisht. Pozicioni i UEFA-s u shpreh qartë në deklaratën e bërë dje.

Le ta pranojmë, të përgatitemi për Luftën e Tretë Botërore. Dikush do të plagoset shumë nga kjo luftë. Bomba atomike tashmë ka shpërthyer dhe jini të përgatitur për çdo vendim. Besimi i lojtarëve të futbollit është dëmtuar seriozisht dhe do të jetë e vështirë për të rindërtuar një klimë të mirë’’, ishin fjalët e legjendës polake të futbollit.

Related posts

GAFË NGA PORTIERI NEUER/ Pas një kundërsulmi të shpejtë, Stuttgart ndëshkon Kampionët e Europës (VIDEO)

Delo.autor

DHUROI PARAQITJE TË JASHTËZAKONSHME/ Medalje ari në mes të Beogradit, Izmir Smajlaj “çmend” serbët. Ja çfarë i bënë…

Delo.autor

DEL FOTO/ Sulmuesi Sadiku në Tiranë, takim “blic” me presidentin e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment