Futboll Sport

“EURO 2020″/ Vendimtar me paraqitjen e tij, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes Itali-Belgjikë

Italia arriti një suksese historik duke mposhtur një ndër rivalët kryesor të kompeticionit, Belgjikën, për të kaluar më tej në gjysmëfinale të Europianit.

UEFA ka zgjedhur Lorenco Insinjen njeriun e ndeshjes, një çmim më se i merituar ky për sulmuesin e Napolit.

Insinje mbajti i vetëm sulmin e ‘’axurrëve’’ duke parë dhe formën jo të mirë të Imobiles i cili ishte inekzistent mbrëmjen e sotme. Gjithashtu, Insinje realizoi dhe golin e dytë një perlë e vërtetë nga jashtë zone.

Ndër të tjera, portali i specializuar i statistikave ‘’SOFA SCORE’’, vlerësoi performancën e Lorenco Insinjes me notën 8.6, me këtë të fundit që realizoi 3 pasime kyçë në sfidën e sotme dhe goditi 3 herë portën, 2 prej të cilave brenda kuadratit.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Parma në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

Liverpool gjen zëvendësuesin e Coutinhos, luan në Bernabeu

Q.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Shkodra rikthehet titullar te Kukësi, Duro në sulm ndaj verilindorëve

Isa.Autor

Leave a Comment