Futboll Kombëtarja Sport

LEGJIONARËT/ Mavraj e Basha “dorëzohen” ndaj Durmishajt, Memushaj asist në fitoren e Pescaras

Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha kanë humbur “derbin” me Fiorin Durmishajn pasditen e kësaj të shtune, teksa Arisi është mundur në transfertë nga Panionios me rezultatin 1-0. Dy futbollistët e kombëtares, Mavraj dhe Basha, janë aktivizuar titullar me Arisin, por këtë mbrëmje kanë qenë të pafat përballë sulmuesit të kombëtares Shpresa, Fiorin Durmishaj, i cili gjithashtu luajti si titullar për Panionios.

Sakaq Basha u zëvendësua me nisjen e pjesës së dytë të lojës ndërsa Mërgim Mavraj e përfundoi takimin pa u zëvendësuar. Pavarësisht humbjes 1-0 në transfertë, lajmi i mirë është që dy futbollistët kuqezi po gjejnë hapësira dhe pritet të jenë në formë të mirë për kombëtaren.

Mesfushori tjetër i kombëtares, Ledian Memushaj, u aktivizua rregullisht me Pescaran në Serinë B në Itali. Vlonjati arriti të linte shenjën e tij në këtë takim, pasi në minutën e 37` ai dha asistin për golin e parë të Pescaras, i realizuar nga Mancuso.

Në fund skuadra e Memushaj fitoi takimin ndaj Beneventos me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes në Serinë B dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejt Serisë A.

Related posts

SYNOJNË PËRFORCIME NË MERKATO/ Inter lëshon “rrjetat” për sulmuesin e Napolit…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti norvegjez i befason të gjithë, sulmuesi Halaand firmos me klubin e madh…

Delo.autor

“BOMBA” E MERAKTOS/ Trajneri Koeman kërkon kalimin në “Camp Nou” yllin e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment