Futboll I pakategorizuar

Xhaka: E kam ëndërr të luaj me Granitin përsëri

Taulant Xhaka ka thënë se dëshiron të ribashkohet me vëllain e vet, Granitin, në të ardhmen. Po ashtu, ai ka zbuluar se ëndrra e mesfushorit të Arsenalit është të kthehet në Basel një ditë.
Taulanti, 26-vjeçar, ka luajtur kundër vëllait të vet më të vogël kur Baseli u takua me Arsenalin në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, si dhe dy herë tjera në Euro 2016, me Xhakën e madh që e përfaqësoi Kombëtaren e Shqipërisë dhe Granitin atë të Zvicrës.

Duke folur ekskluzivisht për Goal.com, ylli i Baselit e ka pranuar se ambicie e tij është të luajë përkrah vëllait në mesfushë.

“I telefonoj Granitit katër herë në javë. Flasim për gjëra në përgjithësi, jo vetëm për futboll. Po ashtu, për shkak se ai po kalon nëpër një periudhë të vështirë me Arsenalin. Shkëmbejmë këshilla për ta përmirësuar veten. Ai më ndihmon mua dhe unë e ndihmoj atë”, ka thënë Taulanti.

Ai ka theksuar se nuk ka rendësi në cilin klub, thjesht dëshiron ribashkimin me vëllain në futboll.

“Po, nëse jo në Arsenal atëherë në Basel kur ai të rikthehet në Zvicër. E kam ëndërr të luaj me vëllain tim përsëri. Qoftë në Arsenal po Basel, nuk ka rendësi”.

Related posts

Refuzoi stolin, “ndahen rrugët” midis brazilianit dhe Luftëtarit (FOTO)

Isa.Autor

Mancini: Bëri mirë që refuzoi Napoli-n

Q.Autor

YLLI I PREMIER NJOFTON LARGIMIN/ Harry Kane e mbyll me Tottenham, në Angli nis ankandi për sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment