Futboll Sport

U OPERUA NË TENDINËN E “AKILIT” NË FINLANDË/ Ylli Spinacola reagon nga spitali: Shihemi së shpejti…

Operacioni i yllit të Italisë, Leonardo Spinacola, në tendinët e Akilit, ka përfunduar me sukses. Ndërhyrja u kthye në Finalndë, nga profesor Lempainen, teksa pritet që futbollisti i Romës, të qëndrojë jashtë fushave të blerta, për afro 6 muaj.

Vlen të theksohet se Spinacola u dëmtua në sfidën ndaj Belgjikës të premten e kaluar. 28-vjeçari ishte një ndër lojtarët më të spikatur të Italisë në këtë Europian, teksa mungesa e tij pritet të ndihet në sfidën e radhës ndaj Spanjës.

Pas operacionit, Spinacola, postoi një foto i qeshur nga shtrati i spitali duke shkruar: Operacioni ishte i suksesshëm. Unë i falënderoj të gjithë që ishin pranë meje. Ishin vërtetë shumë. Shihemi së shpejti”.

Related posts

De Rossi zbulon trajnerin që e bëri të punonte ndryshe

Isa.Autor

15 VITE PA FITORE NË DERBI/ Espanyol i Bares tenton të thyej “hegjemoninë” e Barcelonës

Delo.autor

ZYRTARE/ REALI rikthen në skuadër futbollistin FRASTAR, ka firmosur për 5 vite

Isa.Autor

Leave a Comment