Futboll Sport

“PËR MUA AI ËSHTË RREZIKU”/ Albertini: Italia nuk është një surprizë. Vetëm një lojtar më frikëson nga Spanja

Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini, ish-mesfushor i Milan-it dhe Italisë, ka folur për skuadrën e Mancini-t dhe gjysmëfinalen europiane që do të luajë nesër kundër Spanjës.

“Vetëm Anglia ka vetëdijen tonë se mund të arrijë deri në fund. Spanja porindërtohet si ne, por ka bërë më pak mirë. Q Italia është mes katër të parave nuk është një surprizë. Që është Spanja po”, ka thënë Albertini.

“Krahasimi mes mbrojtjeve? Për spanjollët është normale të përshtatin një mesfushor në mbrojtës krahu, te ne është më e lehtë e kundërta. Por ne jemi më të fortë në mbrojtje. Spanja nuk ka Bonuçi-n dhe Chiellini-n”.

Albertini ka zbuluar edhe lojtarin e spanjollëve që frikëson më shumë.

“Spanjolli që kam më shumë frikë është Morata. Mund të gabojë diçka, por ka eksperiencë, klas. Është mësuar të fitojë, ka shënuar në një finale Champions-i, mund ta vendosë ndeshjen me një goditje. Na njeh. Për mua është ai rreziku numër një”.

Related posts

LAÇI-TIRANA/ Ndeshje e “çmendur”, 2 gola dhe 2 penallti të humbura brenda 36 minutave (VIDEO)

Delo.autor

FUTBOLLI I PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Më sytë nga qeveria, Superliga gati të rinis stërvitjet!

Delo.autor

De Biasi sinjal dashurie: Vazhdoj të ndihem shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment