Futboll

Neymar tremb tifozët para ndeshjes me Real Madrid

Paris Saint-Germain ka mundur me rezultatin 1-0 Toulouse të shtunën pasite dhe Neymar ka qenë ylli i ndeshjes, por braziliani nuk ka dalë i paprekur nga sfida, veçanërisht kaviljet e tij.

Në prag të një udhëtimi në Madrid, ku do të sfidojë “Los Blancos” në 1/8-at e Champions League, Neymar, i cili pësoi pesë faulle në takimin e Ligue 1, do të kishte shpresuar të kalonte një fundjavë më të qetë.

Braziliani i ka dokumentuar goditjet e marra me një fotografi të postuar në rrejtet sociale me kaviljet e fashuara. Një postim ky që duhet të ketë trembur tifozët e PSG para supersfidës europiane, por komenti i “O Ney” ka qenë optimist: “No Pain, No Gain”, e përkthyer: Nuk ka kënaqësi pa dhimbje.

Related posts

QENKA ROMANTIK/ Guardiola siç nuk e keni parë ndonjëherë, shikoni kërcimin “e çmendur” me…(VIDEO)

Isa.Autor

“ZGJIDHNI GOLIN MË TË BUKUR”/ UEFA i bën jehonë supergolit të Asanit

F.autor

Kompania angleze parashikon fituesin e Botërorit Rusi 2018, do të habiteni

Sadik.Autor

Leave a Comment