Futboll Sport

“EURO 2020″/ UEFA zbulon topin e ri i cili do të përdoret në finale të Kampionatit Europian (FOTO)

Kampionati Evropian, Euro 2020 është futur në fazën finale të tij.

Vetëm edhe tri ndeshje kanë mbetur deri në fund, ku do të zhvillohen dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe dhe që të tria do të luhen në Wembley të Londrës.

Spanja, Italia, Anglia dhe Danimarka janë katër Kombëtaret që kanë mbetur në garë për triumfin e madh në Euro 2020.

Ndërkohë për finalen e madhe është zbuluar edhe topi i ri nga UEFA dhe kompania gjigante Adidas.

Ky top është ngjyrë hiri, derisa ka disa ngjyra si të kaltër të ndritshme, të kuqe, ngjyrë rozë, të verdhë dhe të gjelbër të ndritshme të shpërndarë.

Topi i ri nuk dallon shumë nga ai që është përdorur deri në këtë fazë të garave në Euro 2020. /Telegrafi

Related posts

Bayern Munich pushon yjet, futbollisti shqiptar luan nga minuta e parë ndaj Eintracht Frankfurtit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Zbulohet plani, trajneri Reja i kthehet skemës “klasike”. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Milan blen Brescia-n dhe shkruan historinë në futbollin italian 

Sadik.Autor

Leave a Comment