Futboll Sport

U OPERUA NË TENDINËN E “AKILIT”/ Pika e fortë e Spinacolës, ja çfarë humb Italia pa të

Pas dramës që përjetuan në fushë, Leonardo Spinacola u ka bërë vizitë të shtunën në Koverçano shokëve të kombëtares, ku nga Mançini e deri te Raspadori të gjithë e kanë përqafuar dhe i kanë premtuar se duan të fitojnë me Spanjën edhe pa atë.

Ndërkohë, pasditen e djeshme, pasi ka drekuar me familjarët e tij, mbrojtësi i majtë i Italisë dhe njeriu më i shpejtë i këtij Europiani deri tani u nis në drejtim të Finlandës ku iu nështrua operimit, me shpresën se rikthimi në fushë mund të jetë për 4-5 muaj dhe jo për 7-8 siç parashikohej.

Çfarë humb Italia?

Dhe duke parë rëndësinë e Spinacolës në skemat e Mançinit, çfarë është ajo që humb Italia në pritje të Spanjës pa atë dhe në rast të një finaleje të mundshme? E para siç e thamë, një shpejtësi të frikshme me topin në këmbë, e shoqëruar edhe me një driblim mjaft të mirë, për të mos folur pastaj për krosimet perfekte. Gjithsesi, më shumë se kjo ndoshta Italia humb superioritetin numerik që Spinacola dinte të krijonte në fushë.

Në skemën e Manços, në fazën e zotërimit të topit, ai ishte lojtari që transformonte 4-3-3 në një 3-2-4-1, apo 3-4-3 apo më mirë në një 3-3-4 menjëherë, duke detyruar mesfushën dhe mbrojtjet rivale që të mos kishin guxim të fitonim shumë metra përpara dhe t’i bënin presing Italisë, siç tregohet në dy fotot.

Mançini, nëse analizon të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani, urdhëronte që t’i jepej top Spinacolës pasi Italia të kalonte mesfushën e saj, por gjatë kësaj periudhe, të kaltërve përveç tre mesfushorëve (kur topi luhej nga Donaruma apo mbrojtja) dhe 3 sulmuesve u shtohej edhe Spinacola si pritës topi, por në 90 për qind të rasteve ishte i lirë, me rivalët që mundoheshin të shtrëngoheshin mes mesfushorëve dhe sulmuesve “axurrë”.

Kush e zëvendëson

Për nga aspekti taktik? Askush nuk duket se mund ta zëvendësojë Leonardo Spinacolën për atë çfarë ka treguar në fushë, sidomos në këtë “Euro 2020”, duke qenë se ai ishte pa dyshim një ndër hallkat më të rëndësishme të ingranazhit të kësaj Italie fantastike. Gjithsesi fati i keq do që Roberto Mançini të mendojë për një zgjidhje të shpejtë dhe ajo më e lehta është zëvendësimi kokë më kokë me Emerson Palmierin.

Italo-braziliani nuk ka eksperiencën e Spinacolës, por mbi të gjitha nuk është aq i zoti taktikisht sa për të ofruar garanci në detyrat mbrojtëse, por akoma më shumë në sulmimin e zonës rivale.

Një tjetër zgjidhje është ajo e spostimit si eksperiment e Di Lorencos në të majtë, duke qenë shumë i ngjashëm me Spinacolën dhe rikthimi nga minuta e parë në të djathtë i Alesandro Florencit ose ndoshta surprizimi me një tjetër italo-brazilian, Rafael Toloin, i cili mund të ishte një zgjidhje perfekte edhe në ndryshimin e skemës, duke kaluar nga 4-3-3 në një 3-4-3, si tek Atalanta e Gasperinit. Shkurt, alternativat nuk mungojnë, por duhet kuptuar se cila është ajo e duhura kundër Spanjës, ndonëse Spinacola mbetet Spinacola…

Related posts

Gjestet e Murinjos/ Morati mbron portugezin: Është interist, askush nuk ka pse të ofendohet

Isa.Autor

TEUTA-TIRANA/ Pas një përgjumje në mbrojtje, Totre ndëshkon “Djemtë e Detit” (VIDEO)

Delo.autor

BOMBARDOI Mc GREGOR ME GRUSHTE/ Kampioni KHABIB befason botën me foton e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment