Futboll Ligue 1 Sport

MUNGON VETËM ZYRTRIZIMI/ Mbrojtësi Hakimi firmos kontratën 5-vjeçare me PSG-në, ja detajet e akordit…

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë Ashraf Hakimi mund të quhet një lojtar i PSG-së.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, anësori mkaroken ka lënë Interin dhe ka firmosur kontratën e tij të re me klubin parizien.

22-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare deri në 2026 me një pagë prej 8 milionë eurosh, plus bonuset (1 milionë euro për prezencat dhe 1 milionë euro të tjera për fitimin  Champions-it).

Ish-lojtari i Interit ka kryer vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme dhe ka firmosur kontratën e tij të re me klubin e PSG-së.

Gjatë sezonit të kaluar, Hakimi ishte deçiziv pët fitimin e titullit kampion me Interin teksa u aktivizua në 45 sfida në të gjitha kompeticionet nga ku realizoi dhe 7 gola.

Related posts

Napoli “harron” titullin, skuadra e “kaltër” po projektohet e “furishme”

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Ylli francez jep alarmin: E pamundur që Championsi të përfundojë këtë sezon!

Delo.autor

SI BARCELONA APO BAYERN MUNICH? Tifozëve të Vllaznisë u kërkohet sugjerim për fanellat

Delo.autor

Leave a Comment