Futboll Sport

Zidane: Real do të jap 150% të vetes në Mynih

I qetë, me siguri pa emocione, në fund të fundit, gjysmëfinalja e Champions League është diçka e njohur për të. Zinedine Zidane e di që nuk do të jetë një shëtitje ndeshja e Real Madrid në Mynih, por ekipi i tij është gati: “Jemi gati, po bëjmë një punë të mirë dhe ndihemi ne rregull fizikisht dhe psikologjikisht. E dimë që do të jetë një ndeshje e ndryshme nga ajo e sezonit të kaluar, ata kanë Heynckes, që është një trajner i madh dhe sulmues shumë të aftë. Do të japim 150 të vetes.”

– Një tjetër gjysmëfinale në Champions League. Si arrini në këtë sfidë?

– Jemi mirë psikologjikisht dhe fizikisht. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe. Të gjithë futbollistëve i pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe.

– Si ka ndryshuar Bayern me Heynckes?

– Kam respektin maksimal për të, për atë që ka bërë në botën e futbollit. Eshtë për t’u admiruar dhe mund të them vetëm gjëra të mira për të. Do të duhet një paraqitje e madhe ndaj një rivali të madh. Ata janë një klub i madh dhe mua më pëlqejnë të tilla përballje.

– Bayern mendon se ju jeni favoritë. Si mendoni?

– Eshtë një gjysmëfinale krejtësisht ndryshe nga ajo që mendohet. Ne jemi ende këtu dhe ajo që duhet të bëjmë është të luamë sa më mirë dhe jemi gati ta bëjmë diçka të tillë, të vetëdijshëm se do të na duhet të vuajmë.

– Askush nuk ka qenë kaq i suksesshëm në Champions League, sa ju në vitet e fundit. Si ia dilni? Cila është diferenca mes jush dhe të tjerëve?

– Jemi shumë të vendosur. Jetojmë në një klub që ka gjithmonë dëshirë të luajë në të tilla nivele. Besojmë te arritja e finales, por gjithsesi është një ndeshje shumë e vështirë.

– Flitet shumë për Benzema, çfarë mendoni.

– Unë do t’i mbroj futbollistët e mi deri në fund. Janë ata që ditë pas dite më japin kënaqësitë më të mëdha. Mund të gabojnë, por janë ata që vrapojnë, që luftojnë. Unë do t’i mbështes gjithmonë futbollistët që kam në dispozicion.

– Kthehet Ramos, çfarë do të ndryshojë për ju?

– Eshtë kapiteni ynë, lideri ynë, shumë i rëndësishëm për ne sepse jep gjithmonë më të mirën për ekipin.

– Cristiano Ronaldo mund të jetë vendimtar…

– E njohim shumë mirë rëndësinë e tij dhe shpresojmë të shënojë, ashtu si bën gjithmonë. Për momentin nuk mendojmë se do të fitojmë Champions League, por si të kalojmë këtë gjysmëfinale kundër një klubi shumë të vështirë.

– Kjo është gjysmëfinalja e tretë radhazi, çfarë do të thotë?

– Nuk ana psikologjike nuk është problem, sepse nuk jemi të ngopur. Futbollistët presin me padurim të luajnë në ndeshje të tilla dhe do të japin 150% të vetes, jam i sigurt për këtë.

– Çfarë na thoni për Juve-Real Madrid?

– Asgjë. Ky është futbolli. Në fund u kualifikuam ne. Kemi folur shumë pak për atë që ndodhi, unë, stafi im dhe futbollistët janë përqendruar te ndeshja me Bayern.

– Çfarë do t’i thoni futbollistëve tuaj, pesë minuta para se të zbresin në fushë?

– Nuk mund t’ia u them. Me ta kam folur edhe në stërvitjen e fundit dhe është ajo që ka rëndësi. E rëndësishme është që të vrapojmë dhe t’i bëjmë mirë gjërat për të cilat jemi përgatitur.

– Ka pasur gjithmonë “ndeshje të nxehta” mes Real dhe Bayern, si e prisni?

– Mund të ndodhë gjithçka, por unë e shijoj fatin që do të jemi në një ndeshje të tillë. Të tjerat nuk më interesojnë.”

– Ju shqetëson sulmi i Bayern?

– E njohin forcën e tyre dhe duhet të mbrohemi mirë. Nëse nuk pësojmë gol si në ndeshjen e parë kundër Juventus do të jetë shumë e rëndësishme, sepse përpara dimë t’i bëjmë gjërat shumë mirë.

– Përse mbajtët Isco dhe larguat James?

– James donte të luante më shumë minuta, vetëm kaq. Pretendonte si çdo futbollist të ishte titullar. Unë nuk kam pasur kurrë problem me të.

– Real nuk ka bërë një punë të mirë në kampionat, por po shkëlqen në Champions. Si ka mundësi?

– Ka qenë një sezon disi i komplikuar. E nisëm keq, ndërsa Barcelona bëri një sezon të shkëlqyer. Ne nuk patën vazhdimësi, por tani kemi mundësinë të fitojmë veprimtarinë më të rëndësishme.

Related posts

POLEMIKA DHE PROTESTA TË MËDHA/ Simeone “ÇMENDET” për fjalë e Ramos: Kur**n që të lindi!

Delo.autor

SFIDA “SWICH THE FLIP”/ Shikoni çfarë bën kapiteni i Laçit me partneren seksi (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA NDAJ LEIPZIG NË CHAMPIONS/ Verratti paralajmëron: Futbolli kështu është, ja çfarë duhet të bëjmë tani

Delo.autor

Leave a Comment