Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“MIRËNJOHJA ËSHTË PJESË E NDARJES”/ Mbrojtësi i Kombëtares zyrtarizon largimin nga skuadra gjermane (FOTO)

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptar, Mërgim Mavraj ka zyrtarizuar largimin nga skuadra gjermane e Grojther Furthit pas ngjitjes së këtyre të fundit në Bundesliga.

Nëpërmjet një postimi në ‘’Instagram’’, Mavraj ka falënderuar të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin për bashkëpunimin.
“Pas ngjitjes për herë të dytë në Bundesliga me Grojther, më duhet të përshëndetëm për herë të dytë me ju. Mirënjohja është pjesë e ndarjes. Jam shumë mirënjohës për aventurën e dytë të suksesshme në Furth. Baza e çdo suksesi është gjithmonë besimi. Kështu që një falënderim i veçantë shkon për Rashid Azuzi, i cili më dha besimin në dy kapitujt e mi me Grojther.

Ndihem mirë që ia kam shpërblyer besimin me performanca pozitive dhe sukses. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar të përmirësohesha nga ditë në ditë, edhe ata e meritojnë mirënjohjen time. Brenda dhe jashtë fushës, kam pasur shumë njerëz të shkëlqyeshëm pranë meje. Dua të falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e tyre. Çdo rrugëtim sjell ide të rëndësishme. Dhe njohuria është më e rëndësishme se suksesi më i madh, sepse edhe sukseset unike janë kujtime që zbehen me kalimin e kohës. Faleminderit“, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares.

35 vjeçari ishte prej dy vitesh pjesë e skuadrës gjermane, teksa më parë ka luajtur dhe për 5 sezone në vitet 2010-2014.

Related posts

MEDIAT PORTUGEZE “KRYQËZOJNË” FERNANDO SANTON/ Zëvëndësuesi i tij ideal do të ishte… Murinjo

F.autor

Roma merr talentin e Dinamo Zagreb për 7 milionë euro…

Sadik.Autor

“MË SHUMË SE NJË NDESHJE FUTBOLLI”/ Mediat europiane reportazh emocionues për sfidën Kosovë-Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment