Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Një tjetër firmë për Dinamon, ish-futbollisti i Flamurtarit prezantohet tek klubi kryeqytetas

Dinamo nuk ndalet në merkato. Ish-mbrojtësi i Flamurtarit, Goran Siljanovski është goditja e radhës e bluve. 31-vjeçari nga Tetova rikthehet sërish në kampionatin shqiptar, teksa së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit në elitën e futbollit maqedonas.

Siljanovski aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërkohë që pritet të japë një kontribut të çmuar te Dinamo, falë edhe eksperiencës së tij të madhe.

Veç Flamurtarit dhe Rabotniçkit, 31-vjeçari gjithashtu është aktivizuar edhe me Renovën, Vardarin dhe Makedonija GP. Siljanovski iu bashkua Dinamos si futbollistit i lirë.

Related posts

EROS GREZDA I NDËRRON VITET ME VAJZA VIP/ Pas Nevina Shtyllës, nis histori të re me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

DARDANËT KRYEJNË STËRVITJEN E DYTË/ Gallapeni e Korenica optimistë para ndeshjes kundër Zvicrës

F.autor

VLERSON BLERJET/ MALDINI nuk kalon në eufori: I njohim limitet, Milani nuk është…

Isa.Autor

Leave a Comment