Futboll Sport

KOMPLIMENTON PSG-NË PËR GODITJEN NË MERKATO/ Benatia: Kanë marrë më të mirin e 10 viteve të ardhshme

Në pritje për të mësuar se kush do ta fitopjë Europianin, merkato e  futbollit është ndezur.

Goditja e parë e nivelit të lartë është realizuar nga Paris Saint-Germain që ka siguruar Achraf Hakimi-n, mbrojtësin e djathtë e marrë nga Inter-i.

Goditja e francezëve është miratuar edhe nga Mehdi Benatia. Ish-mbrojtësi i Roma-s dhe Juventus-it ka shpjeguar këndvështrimin e tij për Le Parisien:

“Sapo ka ardhur te kombëtarja, e kemi vënë re që në fillim se Hakimi kishte cilësi të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar, si parisien dhe maroken, ta shikoj Achraf te PSG. U bëj komplimentet drejtuesve sepse kanë marrë mbrojtësin e krahut më të mirë të 10 viteve të ardhshme”, ka thënë Benatia.

Related posts

“Nuk pendohem që zgjodha Italinë, hakmerrem ndaj Higuainit”, ndizet sfida ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

KAOS TE BARCELONA/ Flet ish legjenda e klubit: Nuk e dua Neymar të kthehet sepse…

F.autor

U-19/ Gol dhe paraqitje pozitive, lojtari i Shpresave mund Interin dhe shkon në finale

Delo.autor

Leave a Comment