Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Rinovimet kthehen në çështje te Skënderbeu, ja prapaskenat me Marën…

Dilema e vetme, për sa u përket rinovimeve me lojtarët që janë pa kontratë me Skënderbeun, është Uerdi Mara. Fantazisti maliqar është pa kontratë dhe duket se palët po presin deri në momentin e fundit për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja.

Diskutime ka pasur edhe në ditët e kaluara, ndërsa duket se futbollisti dhe klubi ndahen me njëri-tjetrin vetëm për sa i përket kontratës. Mara është gati të rinovojë me Skënderbeun, por vetëm me një kohëzgjatje dyvjeçare, gjë kjo që nuk ofrohet nga klubi.

Duke parë talentin e Marës, Takaj nuk kërkon të rrezikojë për ta humbur me parametër zero në rast se rritja e lojtarit vijon. Për këtë i ka ofruar 4 vite kontratë maliqarit. Pritet që deri në fillimin e grumbullimit gjithçka të mbyllet për sa i përket të ardhmes së mesfushorit.

Related posts

SHOKOHET Manchester United, Chelsea po ia “rrëmben” yllin e madh!

Sadik.Autor

KALIMI I LEGJENDËS TEK STOLI I BARCELONËS/ Del Bosque: Xavi? Vetëm po bëri këtë do të ketë sukses

Delo.autor

VETËM 4 MINUTA LOJË/ Gafë qesharake, ja momenti kur Alisson realizon autogol në favor të West Ham (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment