Futboll Sport

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Inzaghi: Ta shkruajmë historinë. Duhet ta bëjmë kundërshtarin që të…

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli për Inter TV përpara debutimit të tij në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit:

“Barazimi në Genoa ishte një dështim që la disa keqardhje, por ne luajtëm 20 ‘të fundit me një njeri më pak dhe e dimë se kohët e fundit ndeshjet gjithmonë vendosen në minutat e fundit.

Champions? Ne duhet të luajmë çdo lojë në maksimum. Kur isha te Lazio e përfunduam grupin të pamposhtur, duke bërë një raund të bukur eliminimi. Ne luajmë menjëherë kundër ekipit më të fortë.

E kaluara është e kaluara, ne kemi një shans për të bere një dhuratë të bukur. Ne do të duhet t’i bëjmë dy fazat në mënyrën më të mirë sepse Real do të ketë shumë driblime, ne do të duhet të jemi të mirë në bërjen e një posedimi të mirë te topit. Duhet të përpiqemi t’i bëjë ata të vrapojnë shumë”.

A është përballja me një skuadër të fortë si Real Madridi një gjë e mirë apo e keqe?
“Ndryshon pak në ekonominë e grupit, do të jetë një ndeshje e mrekullueshme për të jetuar për ne dhe për tifozët. Ne sfidojmë një ekip shumë të fortë me një trajner të shkëlqyer, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën.

Ancelotti? Pippo flet për të ne mënyrën më të mirë të mundshme sepse ai është një fitues i lindur. E takova me Napolin, tani do ta takoj në Ligën e Kampionëve “.

Prania e tifozëve në stadium do te një armë shtesë për të fituar ndeshjen?
“Patjetër që po. Do të jetë ndeshja e dytë në shtëpi për ne, sepse tashmë ka pasur debutimin me Genoa. Tani do të kthehemi në stadiumin tonë, do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe”

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NË ITALI/ Juventus luan me dy porta, edhe CR7 ka një çmim… shitjeje

Delo.autor

Neymar pendohet që u largua nga Barça, telefonon Messin. Ja çfarë i thotë…

Q.Autor

DOPIETË SPEKTAKOLARE NË PREMIER/ Shikoni dy supergolat e ish-sulmuesit të Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment