Futboll Sport

SFIDA FINALE NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Stones: Ne duam fitoren. Sterling? Ja pse ishte penallti

John Stones, mbrojtësi i Anglisë, ka folur në prag të finales së Europianit që kombëtarja e tij do të luajë kundër Italisë të dielën në mbrëmje.

“Kemi një mundësi të madhe dhe fakti që luhet në Wembley e bën unike. Jemi përmirësuar gjatë Europianit dhe tani duam fitoren”, ka thënë lojtari i City-t.

Për Italinë – “Sfida me Spanjën ka qenë shumë e luftuar. Në fillim ishte një Itali me një stil mbrojtës, tani janë solidë dhe me një sulm të madh, luajnë një futboll të bukur. Të dielën do të kem mundësinë të luaj kundër lojtarëve të mëdhenj, kjo është ajo që çdo lojtar dëshiron”.

Për penalltinë e Sterling – “Ishte penallti, e kam parë disa herë. Vendimi i arbitrit ka qenë i drejtë, ashtu si ajo e VAR. Nuk dua të merrem me polemika, ka qenë një vendim korrekt”.

Related posts

UDHËTIM 72 ORË NË MOLDAVI/ Tifozët mbështesin Partizanin në transfertën e largët

Delo.autor

SUPERIORJA ZBRET SOT NË FUSHË, POR PËR TË PROTESTUAR/ Bojkoti kthehet në kosto për klubet dhe FSHF-në

Delo.autor

PREZANTIMI I TRAJNERIT MAX ALLEGRI/ Igli Tare: Ardon Jashari do që të bashkohet me Milanin, oferta jonë është shumë e mirë

F.autor

Leave a Comment